2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Thaçi godet Kurtin: Askush nuk ka të drejtë të mbaj të uzurpuar zyret e institucioneve të vendit

Presidenti, Hashim Thaçi, ka treguar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me mandatarin për kryeministër pas rrëzimit të qeverisë e drejtuar nga Albin Kurti.

Thaçi, në një konferencë për media, sot tha se fton që mos të ketë ndërhyrje në vendimet të cilat i merr Gjykata Kushtetuese, përcjell Gazeta Insajderi.

“Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet për të mandatauarin nga Lidhja Demokratike e Kosovës. E theksoj edhe njëherë që Gjykata Kushtetuese duhet të punoj e pa ndikuar nga partitë politike, nga shoqëria civile e as nga ndërkombëtarët. Ftoj që të respektohen institucionet e pavarura”, ka thënë Thaçi.

Tutje Thaçi ka shtuar se nuk duhet të mbahen peng zyret e institucioneve të vendit, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës.

“Të gjithë duhet ta respektojnë procesin elektoral të 6 tetorit dhe askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbaj të uzurpuar zyret e institucioneve të vendit sidomos pas vendimit të vendit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Thaçi

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Lajmet e Fundit