16.6 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Thaçi: Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian

Thaci-FOLKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës. Në një takim të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL, me pjesëmarrës të Shkollës Politike të Prishtinës, në mesin e tyre përfaqësues të KIPRED-it, të KDI-së, partive politike dhe përfaqësues të mediave, Kryeministri Thaçi ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryeministri Thaçi duke folur për reformën zgjedhore ritheksoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ky proces të përmbyllet me sukses të plotë.

”Është me rëndësi që ekziston një unitet i qëndrueshëm politik dhe qytetar që reforma zgjedhore të rezultojë me plotësime kualitative”, u shpreh Thaçi.

Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me kodin telefonik të Kosovës, Kryeministri Thaçi ka potencuar se Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian.

Lidhur me kompetencat e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kryeministri Thaçi ka thënë se kompetencat e këtij asociacioni do të jenë të njëjta me ato të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në takimin e sotëm, Kryeministri Thaçi duke folur për marrëveshjen ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, ka ritheksuar se arritja e kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për të dy vendet, për procesin e integrimit evropian, duke pasur parasysh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është ndër kriteret për integrimin e dy vendeve në BE.

”Marrëveshja është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi është përgjigjur edhe në interesimet tjera të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj takon ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun: Shembull i politikës me integritet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me ish-kryetarin e...

Shkencëtarët afër vaksinës së re që lufton të gjitha llojet e kancerit, si funksionon?

Vaksina universale stimilon sistemin imunitar për të shkatërruar çdo tumor, duke hapur mundësi të reja në trajtimin e kancerit Shkencëtarët kanë arritur një përparim të...

Lajmet e Fundit