Thaçi: Kryeministri e ka mbështetjen time për çdo vendim

HashimThaci-IsaMustafaZëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Isa Mustafa si Kryeministër e ka përgjegjësinë për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit dhe se ai e mbështet do vendim të kryeministrit.
Thaçi ka thënë se Kryeministri e ka mbështetjen e tij në veprimet ligjore dhe kushtetuese.

“Natyrisht përgjegjësitë e kryeministrit janë të përcaktuara qartë dhe është në autoritetin e tij kjo çështje. Kryeministri e ka mbështetjen time në çdo vendimmarrje të mëtutjeshme”, ka thënë Thaçi, pas homazheve te heroi kombëtar, Zahir Pajaziti.

“E ritheksoj edhe nga ky moment jashtëzakonisht i veçantë për gjithë kombin shqiptar se institucionet do të marrin vendimet më të drejta të mundshme në kuadër të respektimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë ai.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit