10.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Thaçi në Vjenë prezantoi ‘diplomacinë ekonomike kosovare’

Thaci ne VjeneZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se në Vjenë sot pasdite ka mbajtur një, siç e ka quajtur ai, prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare. Aty ai ka prezantuar mundësitë investive në Kosovë.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në FB

Pas takimeve të dendura në Prishtinë, pasdite mbajta një prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare në një panel në Vjenë. Aty prezantova mundësitë investive në Kosovë me drejtorin e Institutit për promovim ekonomik pranë Odës Ekonomike Austriake Karl H. Pisec, Oskar Mencer drejtor i Computer Architecture Research Group në Imperial College të Londrës, Mario Rehulka Presidenti Asociacionit të Aviacionit Austriak, Traicho Traikov, ish Minister i ekonomisë në Bullgari dhe Jan Zielonka, profesor në Universitetin e Oksfordit.

Gjatë prezantimit tim theksova rëndësinë e madhe që ka investimi në infrastrukturë kombëtare për të siguruar rritjen ekonomike. U tregova të pranishëmve që Kosova ka ndërmarrë investime shumë të rëndësishme dhe cilësore në këtë fushë duke ndërtuar autostradën Prishtinë-Shqipëri, aeroportin modern të Prishtinës si dhe duke nisur autostradën që shkon drejt Shkupit. Para përfundimit janë edhe investimet në Brezovicë, TC Kosova e Re por edhe investimet austriake ne hidro-energji.

Mirëpo tanimë ka ardhur koha që të merremi me projekte infrastrukturore më të mëdha rajonale që do të kërkojnë mbështetjen nga investitorë dhe donatorë të huaj.

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Lajmet e Fundit