8.3 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Thaçi i pafuqishëm përballë Rexhepit

BajramRexhepi-ministerAfera më e madhe korruptive që u zbulua vitin që shkoi në Kosovë, e që kishte të bënte me vjedhjen e 1.4 milion eurove për pasaporta biometrike, përveç që e bëri Kosovën top-lajm në mediet botërore, po ashtu ndikoi edhe në mospërmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Por, kjo aferë qeveritare, mbeti pa u ndëshkuar asnjëherë politikisht, ndërkohë mungoi edhe dorëheqja morale e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Kryeministri Hashim Thaçi, siç vlerësojnë analistë politikë, qëndroi me qëllim indiferent gjatë gjithë kohës sa kjo ngjarje ishte duke u trajtuar dhe analizuar nga të gjithë.

Për analistin Astrit Gashi, është krejtësisht e pakuptueshme që deri më sot askush të mos japë as përgjegjësi juridike e as politike nga Qeveria e Kosovës për dallaveret në procesin e shtypjes së pasaportave. “Përderisa EULEX-i në një formë është duke punuar në zbardhjen ligjore të këtij rasti, duhet të nënvizoj se ky proces ka pasoja politike, andaj duhet të kishte edhe përgjegjësi politike. Keqpërdorimet në këtë proces degradojnë dhe e bëjnë të pabesueshëm para botës, dokumentet shtetërore – besimi në të cilat është bazë për çfarëdo avancimi ndërkombëtar të shtetit, përfshirë këtu edhe integrimet evropiane”, ka thënë Gashi për Tribunën.

Më Shumë

Bali Muharremaj mbështet Ludon për fitore në Big Brother VIP Kosova

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, mbështet Ludo Lee. Ai e ka lavdëruar Ludovik Tunaj (Ludo Lee) për performancën e tij në Big Brother VIP Kosova,...

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Lajmet e Fundit