Thaçi sigurohet për deputetët serbë

Hashim Thaçi ne KuvendKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është duke e përgatitur skenarin për ruajtjen e fuqisë në Kuvend, në rast të formimit të një grupi parlamentar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Formimi i një grupit të tillë, nga këta dy ish-udhëheqës të lartë të PDK-së, mund t’ia rrëmbejnë partisë së Thaçit disa deputetë, gjë që do të ndikonte në humbjen e fuqisë përfaqësuese të pozitës në Kuvend, shkruan “Tribuna”.

Nait Hasani, Hydajet Hyseni dhe Flora Brovina, janë disa nga deputetët e PDK-së të cilët që një kohë të gjatë kanë qëndrime të kundërta me GP të PDK-së, dhe njihen si njerëz të afërt të Limajt e Krasniqit.

I vetëdijshëm për këtë, kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pritet ta themelojë Ministrinë e Shtetit e cila do të jetë pa portofol dhe e cila, siç merr vesh gazeta, pritet t’i takojë Grupi parlamentar serb në Kuvendin e Kosovës “Ardhmëria e Përbashkët”.

Më Shumë

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit