10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Thaçi sot takon bartësit e politikës së jashtme evropiane

Hashim thaci 4Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, do të qëndrojë në Strasburg dhe Bruksel për t’u takuar me bartësit e politikës së jashtme evropiane.

“Kosova ka të ardhmen e sigurt në familjen evropiane dhe diplomacia jonë do të punon pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik,” ka shkruar Hashim Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Kryediplomati kosovar do të takojë sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland për rritjen e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, do të takojë edhe zëvendëspresidenten, njëherësh edhe shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionerin i ri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn.

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Lajmet e Fundit