7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Thaçi, vizitë zyrtare në Maltë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maltës.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Maltë, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij ministrin e Punëve të Jashtme, George W.

Vella, kryetaren Marie-Louise Coleiro Preca, ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare, Carmelo Abela, dhe kryeparlamentarin AnÄ¡lu Farrugia.

Zëvendëskryeministri Thaçi, në takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë maltezë, do të kërkojë mbështetjen e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit