16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

KDI kërkon përfaqësim të femrave në Ekzekutiv

5815Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Gruaja në ekzekutiv, sfidë apo realitet pas zgjedhjeve lokale 2013”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës Ragip Begaj (IQM), anëtare të Asamblesë Komunal, zyrtarë komunal, përfaqësuese të forumeve të grave të subjekteve politike etj. Edhe përkundër ftesës së bërë në këtë takim ka munguar kandidati për kryetarë të Komunës nga radhët e LDK-së si dhe përfaqësuesja e Zyrës për Barazi gjinore.

Në këtë tryezë diskutimi u fokusua në mundësit e përfaqësimit të gruas në ekzekutiv pas zgjedhjeve lokale 2013, si dhe këndvështrimi i kandidatëve për kryetar të Komunës mbi politikat lokale për barazi gjinore, duke qenë se përfshirja e grave deri më tani ka qenë ne nivel, jo të kënaqshëm në ekzekutivin komunal.

Naim Cahanaj, përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), fillimisht ka folur për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar përfaqësimi i grave në vendimmarrje me theks të veçantë në ekzekutivin komunal pasi që në të gjitha qeveritë lokale pjesëmarrja e grave në udhëheqjeje të dikastereve komunalë ka qenë jo e kënaqshme dhe në mandatin e fundit të qeverisë lokale asnjë nga drejtoritë komunalë nuk është udhëhequr nga gratë.

Ragip Begaj kandidatë për Kryetarë të Komunës së Malishevës nga radhët e IQM-së ka potencuar se “ fajtor në drejtim të përfaqësimit të grave në vendimmarrje janë vetë subjektet politike”. Ai aludoi në mos dhënien e mundësisë për të udhëhequr nga gratë dikastere të caktuara te ekzekutivit. Begaj shprehu gatishmërinë që në rast të fitores së garës zgjedhore do të angazhohet që në qeverinë e tij lokale të ketë sa më shumë ferma në vendimmarrje.

Në këtë takim, shqetësime mbi problematikën e përfaqësimit të femrës në vendimmarrje kanë shpreh forumet e grave të subjekteve politike, ku kanë kërkuar nga kryetari i ardhshëm i komunës që femrat të jenë të përfaqësuara në ekzekutivin komunal dhe në fusha tjera të vendimmarrjes komunale.

Duke qenë se përfshirja e grave deri më tani ka qenë në nivel jo të kënaqshëm në ekzekutiv komunal; diskutimi mbi ketë problematik ka lenë mundësin që kandidati për kryetarë të komunës së Malishevës të reflektojë në përfshirjen e grave për udhëheqjen e dikastereve komunal dhe mbështetje të duhur të politikave në barazi gjinore.

Rekomandimet e dala në kuadër të kësaj tryeze ishin:
• Të përfaqësohen femrat në ekzekutiv komunal
• Krijimi i grupit jo-formal të grave asambliste në mandatin 2013-2017
• Koordinim më i madh i mekanizmave relevant në fushën e barazisë gjinore (zyra për barazi gjinore, grupi jo formal i grave asamblistë, OJQ-të në fushën e barazisë gjinore etj)
• Përpjekje më e madhe në gjetjen e zgjidhjes së problemit të buxhetit për përkrahjen e aktiviteteve në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas ne vendimmarrje.

 

 

Më Shumë

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit