5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Thesari kërkon kthimin e 2 milionëve

Thesari i Shtetit sot ka dërguar një letër zyrtare në adresë të kompanisë “LDA Group” që dyshohet se ka marrë jashtëligjshëm mbi dy milionë euro përmes transaksioneve bankare.

Nga ky departament i Ministrisë së Financave sqarojnë se është respektuar Ligji për Ndarjet Buxhetore, që parasheh këtë procedurë, krahas hetimeve që po bëhen nga institucionet e drejtësisë.

“Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhjes, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë”, thuhet ndër të tjera në sqarimin e Thesarit.

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi e arsyeton këtë letër, duke thënë se një veprim i tillë i hap rrugë procesit hetimor.

“Ky është një transaksion i jashtëligjshëm dhe kuptohet që është vjedhje por nëse pronarët nuk i kthejnë paratë dihet qëllimi dhe motivi i marrjes së këtyre parave”, shprehet Miftaraj.

Ndërsa ndryshe mendon analisti Mustafë Kadriaj i cili e quan joprofesionale sjelljen institucionale karshi atyre që ia vodhën 2 milionë euro.

Ai thotë se një letër e tillë nuk do të duhej të dërgohej.

Pronarët e “LDA Group” që ka qendrën në Llapushnik të Drenasit, janë në arrati dhe po kërkohen nga policia. Ndërsa zyrtari i Thesarit, Labinot Gruda, që kreu transaksionet, është arrestuar të mërkurën.

Më Shumë

Malishevë: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në një objekt banimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, ku një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa...

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran...

Lajmet e Fundit