Ti me mua unë me ty

Skender Berisha

Nuk mendova moti të të ruaj nga moti
pse deshta dhe pse e dija se s’jam i zoti
e dija se reja vret mu në pik të rrafshit
andaj të mbajta thellë në vete prej afshit

doli udhë e gjatë moj sa e sa vjet e ftoht
ty të mbaja mbrenda pak a shumë ngroht
rriteshe në mua një pëllëmbë vjet për vjet
të nanurisja me këngë i bëja sa leht leht

ecëm bashkë ti në mua unë në ty-bukuri
herë kthenim kah jugu herë moj kah veriu
ti më pëshpërisje: – sa i hidhur kurbetziu
më habiti blerimi i riu dashuria më përpiu
u plakën ato pritjet e gjata për mëmëdheun
unë të nxora nga vetja e u nisëm te e drejta
kishte zjarr atje lart te malet ishte Prometeu
më ndoqe moj me vrik unë në ty pash korifeun
Skender Berisha
9 korrik 2013,Prizren

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit