22.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Tirana 3 ditë me “Rockstock Music Festival”-in

Në sheshin “NënaTerezë” në Tiranë mes datave 24-26 shtator do të mbahet festivali “Rockstock Music Festival” që planifikon të mbledh në kryeqytetin shqiptar për tri ditë radhazi rokerë të gjeneratave të ndryshme, nga troje të ndryshme shqiptare.

Të enjten, më 24 shtator, do të performojnë The Curlies, Altin Goci Band, Offchestra, Renis Gjoka Band,I rie FM dhe Asgjë Sikur Dielli. Programi i ditës së premte, 25 shtator, përbëhet nga grupet Duck Lord, RockStock Band, Centaur (Reunion),Tre Muskëtierët dhe Muscle Tribe of Danger and Excellence ndërsa natën përmbyllëse te festivalit, të shtunën më 26 shtator, në skenën e “Rockstock Music Festival” do të ngjiten grupet Crossbones,Gipsy Groo, Jinjer, Jericho, Elita 5 dhe këngëtari Shpat Deda.

Koordinatorja për media e festivalit, Albina Gjergji, tha për KosovaLive se ky festival synon të mbetët një traditë dhe të edukojë gjeneratën e re mbi historinë e muzikës së vërtetë rok në Shqipëri.

“Mesazhet dhe synimet që ky festival rrok në vetvete e synon të shpërndajë janë të forta e të ndryshme. Por kryesori mbetet krijimi i një tradite të festivalit të muzikës rok-shqip dhe i quajtur si ngjarje “Dita e miqësisë”, sigurisht që mesazhi është që në kete organizim përveç grupeve e këngëtareve që performojne e sjellin energji rock, të krijohen edhe miqësi të reja, te cilat pse jo mund te zhvillohen edhe me tej.

Ky festival synon gjithashtu të argëtojë, rifreskojë memorien e fansave të rok-ut, por edhe të edukojë gjeneratën e re mbi historinë e muzikës së vërtetë rok në Shqipëri”, tha Albina Gjergji.

Përveç muzikës gjatë festivalit gjithashtu do të shfaqet edhe filmi “Antologji e muzikës rok në Shqipëri” qe është një përmbledhje e historikut dhe evolucionit të muzikës Rok në trevat shqiptare.

“Gjatë festivalit do të shfaqet edhe filmi ‘Antologjia e muzikës rok në Shqipëri’, i cili vjen i punuar me mjeshtëri nga Leandër Ljarja, me iniciativën e artistëve Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja. ‘Antologjia e Muzikës Rock në Shqipëri’ është një përmbledhje e historikut dhe evolucionit të muzikës rok në të gjitha trevat shqiptare, duke filluar nga vitet ‘70 deri në ditët e sotme”, tregoi Gjergji.

“Rockstock Music Festival” pas edicionit të parë vitin e kaluar sivjet organizohet për herë të dytë./KosovaLive

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë

Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka...

Bashkimi siguron amerikanin Jeremiah Bailey, ish-lojtar i Sporting CP dhe Caledonia Gladiators

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Jeremiah Bailey, i cili do të jetë pjesë e skuadrës portokalli e zi për sezonin...

Lajmet e Fundit