Toni Braxton rikthehet në skenën muzikore me shumë risi

Këngëtarja e famshme amerikane, Toni Braxton, e ka lansuar këngën e re me titull “Do It” si dhe ka nënshkruar kontratë incizuese me kompaninë, “Island Records”.

Ylli i hitit “Un-Break My Heart” e ka bërë të ditur lajmin se ka arritur marrëveshje të suksesshme me studion e famshme incizuese, kjo pasi kontrata e saj me “Def Jam” kishte përfunduar. Gjithashtu, këngëtarja ka vendosur t’ia dhurojë fansave të saj këngën e parë të lansuar nga viti 2018, kur e kishte publikuar LP-n me titull, “Sex & Cigarettes”.

Kënga e re e legjendës 53-vjeçare të muzikës R&B, e sjell atë duke kënduar rreth dilemave për t’u larguar nga një lidhje e cila nuk po i shërben më për të mirë, transmeton Koha.

Në një dekaratë të postuar në rrjetet sociale, Braxton duke e përshkruar këngën e saj të re ka thënë: “Të gjithë ne kemi kaluar nëpër situata të këtilla kur nuk mbetet më asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit. Thjesht, ai nuk është më personi i duhur për ty dhe ti duhet të veprosh sipas dëshirës tënde. Kënga po ashtu e përfshinë një element të shpresës, që pasi ta marrësh vendimin e duhur, gjërat në jetën tënde fillojnë të përmirësohen.”

Fituesja e shumëfisht e çmimit “Grammy”, gjithashtu i ka këshilluar fansat e saj t’i hapin zemrat gjatë kësaj periudhe të vetizolimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, dhe ta mësojnë se çfarë u do zemra me të vërtetë.

Këngëtarja e hitit “Breathe Again” tashmë i ka realizuar disa këngë të reja, të cilat do të publikohen së shpejti.

Drejtori dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “Island Records”, Darcus Beese, ka deklaruar: “Është një nderë dhe kënaqësi ta mirëpresim Toni Braxtonin në familjen e ‘Island Records’. Katalogu i saj legjendar i muzikës, zëri unik dhe kreativiteti i jashtëzakonshëm artistik, e veçojnë atë nga secili artist tjetër. Mezi presim që bota ta dëgjojë muzikën e saj të re.”

Ndër këngët më të njohura të yllit, Toni Braxton, mbesin: “Un-Break My Heart”, “He Wasn’t Man Enough”, “Spanish Guitar”, “Yesterday”, “Hurt You” dhe të tjerë.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit