3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull – vendi i parë ka diferencë të thellë

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kryeson me numrin më të madh të golave të shënuara me kokë që nga viti 2000.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave aktualisht, me portugezin që ka kapur shifrën e 803 golave në karrierën e tij të shkëlqyer.

Numri befasues i 803 golave ??të Ronaldos e largon atë nga legjenda e Brazilit, Pele (765), Lionel Messi (758) dhe ikonës së Slavia Pragës, Josef Bican (720).

Credit: PA

Superylli portugez 36-vjeçar ka kaluar gjithashtu legjendën iraniane Ali Daei për  t’u bërë golashënuesi i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar.

PopFoot tani ka përpiluar të dhëna për 20 lojtarët më të mirë që kanë shënuar më shumë gola me kokë në këtë shekull, me Ronaldon që del në krye të listës.

Lojtari 36-vjeçar ka shënuar 110 herë me kokë, me kapitenin e Portugalisë që nderohet gjerësisht për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në këtë aspekt.

Por, tifozët besojnë se ish-ylli i Real Madridit mund të ketë shënuar deri në 140 gola me kokë gjatë karrierës së tij kur merren parasysh golat e tij ndërkombëtarë.

Luuk de Jong, i cili aktualisht është i huazuar te Barcelona nga Sevilla, përfundoi pas Ronaldos në renditje me 78 gola me kokë.

Më poshtë janë 20 lojtarët më të mirë që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në karrierën e tyre në nivel klubesh në shekullin e XXI-të, sipas PopFoot:

20# Didier Drogba (i pensionuar): 50

19# Olivier Giroud (AC Milan): 50

18# Guillaume Hoarau (Sion): 51

17# Islam Slimani (Lyon): 51

16# Raul (i pensionuar): 51

15# Sergio Ramos (Paris Saint-Germain): 51

14# Karim Benzema (Real Madrid): 54

13# Peter Crouch (i pensionuar): 56

12# Edinson Cavani (Manchester United): 57

11# Miroslav Klose (i pensionuar): 58

10# Zlatan Ibrahimovic (AC Milan): 58

9# Edin Dzeko (Inter Milan): 59

8# Mario Mandzukic (i pensionuar): 60

7# Aritz Aduriz (i pensionuar): 63

6# Bas Dost (Club Brugge): 64

5# Radamel Falcao (Rayo Vallecano): 71

4# Fernando Llorente (Eibar): 75

3# Robert Lewandowski (Bayern Munich): 77

2# Luuk de Jong (Barcelona/Sevilla): 78

1# Cristiano Ronaldo (Manchester United): 110. /Telegrafi/

Më Shumë

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Lajmet e Fundit