Totaj e priti në takim kryetarin e Bingenit, Thomas Feser

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot delegacionin nga qyteti binjak i Prizrenit, Bingen i Gjermanisë, që kryesohej nga kryetari i Bingenit, Thomas Feser.

Me këtë rast,  Totaj falënderoi zyrtarët gjermanë për ruajtjen e traditës mbi 50 vjeçare të marrëdhënieve mes dy qyteteve e që, sipas Totajt, do të zgjerohen bashkëpunimet në shumë fusha në të ardhmen.

Ndërsa,  Feser, përveç që u shpreh i lumtur që gjendet përsëri në Prizren, bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të sjell në qytetin tonë makinë, dhuratë për zjarrfikësit, në vlerë prej 800 mijë Euro.

Kryetari Totaj, tha se kjo dhuratë do të jetë aset i rëndësishëm për shpëtimtarët nga zjarri pasi kjo makinë arrinë deri në 30 metra lartësi, gjë që do të ndihmojë në qasjen në incidente me zjarrin, në vende që nuk është mundur më parë.

Të dy delagacionet vizituan edhe Brigadën e Zjarfikësve të Prizrenit.

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit