7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Totaj: Gratë janë shtylla e shoqërisë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot bizneset e udhëhequra nga gratë në lagjen ‘Ortakoll’.

Ai është shoqëruar nga Vlora Çitakun, nënkryetare e PDK-së dhe deputetja Blerta Deliu.

Postimi i plotë i Totajt

Gratë janë shtylla e shoqërisë që fatkeqësisht janë të nëpërkëmbura në baza ditore. Së bashku me Vlora Çitakun, nënkryetare e PDK-së e deputeten Blerta Deliu, vizituam bizneset e udhëhequra nga gratë prizrenase në lagjen Ortakoll.

Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me Ibade Zogajn, pronare e rrobaqepësisë “Bleona”, e Besnike Alijaj, pronare e lulishtes “Besila” për sfidat me të cilat përballen.
Një diskutim të këndshëm patëm edhe në librarinë “Idea” që udhëhiqet po ashtu nga gra të suksesshme të Prizrenit.

Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të përkujdesem për bizneset e veçanërisht ato të udhëhequra nga gratë duke i mbështetur vazhdimisht e pa ndalur.

Ne kemi plan konkret për bizneset start-up dhe për ngritjen e kapaciteteve të kompanive ekzistuese. Me neve në udhëheqje, ndërmarrësit do ta ndiejnë dorën e munguar të komunës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit