14.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Totaj: Me ministrat e pamundur me kontaktu, vijnë në Prizren e nuk na vizitojnë në komunë

Nënkryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se me ministrat e Qeverisë së Kosovës e kanë të vështirë të komunikojnë.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 tha se më lehtë komunikojnë me agjencitë ndërkombëtare se me ministrat e Qeverisë së Kosovës.

“Kemi mundësi dhe bashkëpunojmë shumë me agjencitë ndërkombëtare… kemi kontakte edhe me ambasadorët e shumë shteteve gjejmë gjuhë të përbashkët, diskutojmë, negociojmë, pajtohemi na japin këshilla e sugjerime, ndërsa me ministrat tonë është e pamundur me kontaktu, as nuk kthejnë e-mail, as në telefon nuk përgjigjen. Vijnë në Prizren, asnjëherë nuk kanë ardhë me na vizitu në komunë”, tha Totaj.

“Kryeministri na ka takuar një herë. Të shtunën në mbrëmje e ka bërë kërkesën për të dielën në mëngjes. E kemi pranuar normal, por një sjellje e tillë tregon jo seriozitet dhe pa planifikim, pa e ditë se çfarë po don me bë”.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Agnesa Vuthaj thotë se e ka provuar varfërinë dhe paraja s’të bën të lumtur

Në emisionin “Canapé”, modelja dhe ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka ndarë momente të rralla nga jeta e saj personale. Me emocion, ajo tregoi për sfidat...

Dea Mishel pozon me bikini

Dea Mishel, blogerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), ka tërhequr sërish vëmendjen me postimet e saj të fundit në...

Lajmet e Fundit