10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Totaj shkruan për 1-vjetorin e qeverisjes, thotë janë bërë shumë punë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shkruar në 1-vjetorin e qeverisjes, duke theksuar se janë bërë shumë punë gjatë pushtetit.

Ai ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që po e lëmë pas përkundër plotë sfidave dhe vështërsive, është munduar të u’a shpërblejë besimin e qytetarëve me rezultate të punës.

“Rrugëtimi sapo ka filluar, shumë punë janë bërë, akoma më shumë na presin në vitet në vazhdim, në qëllimin tonë të transformojmë qytetin tonë dhe të përmisojmë jetën e secilit qytetarë të Komunës së Prizrenit”, ka thënë Totaj, përcjell PrizrenPress.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Komunës së Prizrenit,

Sot është bërë një vit që kur jam betuar për të marrë përgjegjësinë dhe privilegjin më të lartë në jetën time, të jem Kryetar i kryeqytetit historik të shqiptarëve, Prizrenit.

Ju më besuat votën tuaj, për të qeverisur Prizrenin dhe unë gjatë vitit që po e lëmë pas përkundër plotë sfidave dhe vështërsive me shumë punë, përkushtim dhe dashuri jam munduar të u’a shpërblej besimin tuaj me rezultate të punës.

Rrugëtimi sapo ka filluar, shumë punë janë bërë, akoma më shumë na presin në vitet në vazhdim, në qëllimin tonë të transformojmë qytetin tonë dhe të përmisojmë jetën e secilit qytetarë të Komunës së Prizrenit.

Faleminderit qytetarë të Prizrenit, faleminderit ekipit tim dhe punonjësve të Komunës së Prizrenit!

Faleminderit për mbështetjen që më jepni çdo ditë!

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit