Valentin Markvukaj: Djemtë e Detit rikthehen së shpejti me një projekt të ri

I ftuar sot në mëngjes në emisionin ”Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Valentin Markvukaj, muzikanti i grupit “Djemtë e Detit” i cili jeton në Australi prej 20 vitesh dhe që sot vazhdon të merret ende me muzikë.

Ai ishte në studion e “Boeing” për të folur për projektin e fundit të grupit që tashme i mungon një pjestar, Gent Demaliaj.

Valentini tha se kishte 5 vite pa ardhur në Shqipëri dhe se jeta e tij tani në Australi është shumë ndryshe nga jeta që bënte në Shqipëri mbi 20 vite më parë kur iku.

Sot ai ka studion e tij në Australi ku punon me shumë artistë dhe merret me produksion.

Gjatë bisedës ai tha se ky projekt është një rikthim i “Djemve të Detit” pasi kënga vjen pas një pause të gjatë profesionale.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit