Totaj shprehet i gatshëm për të mbështetur “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, drejtorin e Gjimnazit “Loyola”, Enver Sulaj dhe drejtorin e Qendrës Eduaktive “Loyola-Profesionale”, Visar Hoxha.

Drejtuesit e “Loyola-Gymnasium” e uruan Totajn për detyrën e re dhe e njoftuan lidhur me punën, angazhimet, rezultatet e deritanishme, por edhe me sfidat e këtij institucioni për të përmbushur misionin e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.

Gjatë këtij takimi Totaj shprehu konsideratën e tij për arritjet e ALG “Loyola-Gymnasium”, por edhe gatishmërinë për të mbështetur ALG-në në sferat që janë në kompetencën e Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit