Totaj viziton Tiranën, takon Veliajn

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar të premtën një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Mundësitë e bashkëpunimi mes kryeqytetit të Shqipërisë Tiranës dhe kryeqytetit shpirtëror e historik të Shqiptarisë Prizrenit janë të shumta, ky takim është hapi i parë drejt një rrugëtimi të gjatë të zhvillimit të përbashkët”, ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebook, raporton PrizrenPress.

Shkrimi i tij i plotë:

TIRANA??
Sot, vizituam Bashkinë e Tiranës ku u pritëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ekipi i tij.
Ishte një ditë e mrekullueshme, me energji pozitive, e mbushur me aktivitete dhe takime, ditë plot gjallëri siç është dhe Tirana ??
Mundësitë e bashkëpunimi mes kryeqytetit të Shqipërisë Tiranës dhe kryeqytetit shpirtëror e historik të Shqiptarisë Prizrenit janë të shumta, ky takim është hapi i parë drejt një rrugëtimi të gjatë të zhvillimit të përbashkët.
Falenderojmë miqt tanë për pritjen e jashtëzakonshme, poashtu falenderojmë Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon Unioni i Bashkive, Andriola Kambo, për organizimin e mrekullueshëm të kësaj vizite.
?? ??
May be an image of 3 peopleMay be an image of 5 people, people sitting and indoorMay be an image of 8 people and people standing

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit