21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Tre anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen në Has, dalin para gjykatës në Prizren

Katër nga anëtarët e familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit të shpallur në kërkim si të dyshuar për plagosjen në fshatin Gjonaj janë në duart e shtetit. Fillimisht u arrestua njëri prej tyre, e më pas u dorëzuan tre të tjerët. Këta të fundit kanë dalë para gjykatës dhe ndaj tyre është marrë vendimi për masën e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se ndaj Shaqir Likajt, Zenel Likajt dhe Isuf Likajt, Prokuroria Themelore në Prizren ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kliko linkun
https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.
Lirinë nga arratia po vazhdojnë ta shijojnë Hajdin Likaj si i dyshuari kryesor dhe Hajdar Likaj.

Të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje.

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit