“Tre tenorët”, dedikim artistëve nga Kosova

Festivali tre tenoretEdicioni i 14-të i koncertit “Tre tenorët”, që mbahet tradicionalisht në Tiranë iu dedikua artistëve nga Kosova.

Ramë Lahaj, Faik Hondozi dhe Liridon Sadriu, ishin tre artistët që performuan mbrëmë në skenën gjigante të këtij koncerti, që u dominua me arie, muzikë napoletane e muzikë qytetare.

Në skenë u ngjit dhe violinisti me nam botëror, Shkëlzen Doli, i cili ishte mysafir special i kësaj ngjarje dhe interpretoi një vepër të Fritz Lang, së bashku me sopranon Ramona Tullumani.

Sipas medieve shqipatare, koncerti “Tre tenorët” konsiderohet si një ndër shfaqjet më të rëndësishme të muzikës lirike në vend. Orkestra simfonike në këtë koncert është udhëhequr nga dirigjenti i njohur amerikan Glen Cortese.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet java e aktiviteteve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Në Prizren është përmbyllur java e aktiviteteve me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar nga Këndi Amerikan. Gjatë...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit