Tre vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit

Në trevjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit, vajza e tij Gresa ka shkruar në rrjetin social Facebook, se këta tre vjet kanë kaluar si në ferr.

Gresa shkruan se në tre vjet padrejtësi, nuk u mësuan me mungesën e Krasniqit por megjithatë u bënë të fortë.

Krasniqi ishte arrestuar më 4 nëntor tre vjet më parë dhe të njëjtën ditë ishte transferuar në Hagë. Veprat që rëndojnë ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, e disa të tjera, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer nga marsi 1998 dhe shtatori i vitit 1999.

 

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit