16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Trepça e fiton dramën në Prizren

Në një ndeshje shumë interesante, me kthesa dhe dramatike, Trepça ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 85:87 (24:18, 26:22, 14:21, 21:24), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas vendasit u shkëputën, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:18, transmeton Klankosova.tv.

Prizrenasit të mbështetur edhe nga tifozët vendas vazhduan me lojë të mirë, duke ngritur epërsinë deri në 13 pikë, 44:31, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 50:42.

Portokallezinjtë me një seri të suksesshme u shkëputën në 16 pikë, 64:48, dhe deri tre minuta nga fundi i periudhës së tretë po fitonin bindshëm, por më pas mysafirët ishin të jashtëzakonshëm, duke e afruar rezultatin në 64:63.

Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë shumë interesant dhe kështu edhe ndodhi. 2:21 minuta nga fundi, vendasit po fitonin 83:77, por një seri prej 0:8 e mitrovicasve bëri që të kalojnë në epërsi 83:85, ndërsa triumfuan në fund 85:87.

Te Bashkimi u dallua Altin Morina me 25 pikë, ndërsa te Trepça, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit tri fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore e tri humbje.

Më Shumë

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Artistët bëhen bashkë për Gazën, koncert humanitar në Wembly

Një aktivitet i madh humanitar për mbledhje fondesh do të zhvillohet në Wembley të Londrës. Eventi është cilësuar si “një takim artistësh, muzikantësh dhe njerëzish...

Lajmet e Fundit