Tri herë kampioni i Kosovës bie nga Superliga

Klubi i futbollit, Feronikeli matematikisht është larguar nga Superliga e Kosovës.

Klubi nga Drenasi ishte pjesë e Superligës që nga sezoni 2012-13, ku u inkuadruan nga Liga e Parë.

Gjatë kësaj periudhe Feronikeli u shpall tri herë kampion i Kosovës, në sezonin 2014-15, 2015-16 dhe 2018-19.

Nikli përveç tre titujve, ka fituar edhe dy herë Kupën e Kosovës dhe njëherë Superkupën.

Pas humbjes së sotme ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 30-të, edhe matematikisht ka rënë në Ligën e Parë, pas 10 vjetëve.

Ndryshe, Feronikeli kishte probleme të mëdha financiare, ku madje është larguar edhe presidenti Naser Rama, gjatë janarit, ku më pas këtë pjesë të stinorit pranveror, Nikli është paraqitur me lojtarë të rinj

Feronikeli pas 30 ndeshjve ka grumbulluar vetëm 12 pikë. /Klankosova.tv

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit