8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Tri vjet pas tragjedisë në Restelicë

RestelicaJanë bërë tri vjet që kur një ortek i borës u bë famëkeq për një fshatë të tërë të Dragashit. Shkurti i vitit 2012 ishte i kobshëm për banorët e fshatit Restelicë, ku në mëngjesin e kësaj dite, orteku i borës i cili kishte një lartësi mbi 15 metra pothuajse shkatërroi një lagje të tërë.

Përpos që u rrënuan 25 shtëpi, pesë prej të cilave rrafsh me tokë, bora mori edhe jetët e 10 banorëve të familjes Reka, të cilët ishin duke fjetur.

Nga kjo fatkeqësi natyrore ka mundur të mbijetojë vetëm vogëlushja Amsera, 7 vjeçare, e gjetur nën rrënojat e shtëpisë nga ekipet e shpëtimit.

Ky fshat malor, i cili gjendet mbi 30 kilometra në periferi të komunës së Dragashit, në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, ka një lartësi mbidetare më shumë se 1500 metra.

Pozita jo e përshtatshme gjeografike ka bërë që fshati të pësojë shumë.

Më Shumë

Qeveria mblidhet sot, në fokus masat e përkohshme për produktet bazë

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në mbledhjen e radhës, ku ndër çështjet kryesore në shqyrtim pritet të jetë Projektligji për Masat e Përkohshme të...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Delirium

Lajmet e Fundit