Trump: Iranianët po luftojnë kundër qeverisë brutale dhe të korruptuar

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se njerëzit e Iranit “po reagojnë më në fund kundër një qeverie brutale dhe të korruptuar”.

Iranianët “nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, ata kanë inflacion të lartë dhe nuk kanë të drejta të njeriut”, shkroi Trump në twitter rreth ngjarjeve në Iran, njofton AP, transmeton zeri.info

Në përleshjet gjatë protestave anti-qeveritare në Iran, të nisura të enjten, të paktën 23 vetë u vranë dhe 500 u arrestuan.

Udhëheqësi i lartë i Iranit, Ali Khamenei, ka akuzuar armiqtë e Republikës islamike për nxitje të trazirave në vend, ndërkohë që po vazhdojnë protestat anti-qeveritare të nisura javën e kaluar./

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit