Trump: Po të mos ishte për vaksinat e mia…

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se bota mund të numëronte 100 milionë vdekje nga Covid-19 nëse administrata e tij nuk do ta kishte zhvilluar vaksinën.

“Mendoj se nëse nuk do ta kishim gati gjatë administratës sime, mund të kishin pasur 100 milionë të vdekur siç patëm më 1917,” u shpreh Trump të shtunën mbrëma gjatë një interviste me Dan Bongino-n e Fox News.

Ish-presidenti amerikan, cili po diskutonte rihapjen e shkollave, thotë se është shumë krenar që “vaksina ka rezultuar kaq efektive për botën.”

Ai pretendon se pa të Amerika do të kishte parë vdekje të ngjashme me ato nga gripi spanjoll, që besohet se ka vrarë 40 deri në 100 milionë persona në të gjithë botën. Rreth 675,000 e humbën jetën në Shtetet e Bashkuara.

Ish -presidenti tha gjithashtu se shpreson që mësimdhënësit janë duke u vaksinuar në mënyrë që shkollat ??të rihapen.

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit