-2.7 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Tuna: Kur mora diplomën për “Komunikim Masiv” ja dorëzova babait, sepse unë doja të bëhesha këngëtare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, është rikthyer pas një kohe të gjatë me një rrëfim për jetën dhe karrierën.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku tregoi detaje nga jeta, shkollimi e po ashtu dhe muzika.

Në një nga pyetjet që iu drejtua nga gazetarët e vegjël, ajo zbuloi se ka diplomuar në Komunikim Masiv në Universitetin New York të Selanikut, e megjithatë zgjodhi rrugën e këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo u shpreh se momentin që ka marrë diplomën, ja ka dorëzuar të atit dhe i ka thënë që pavarësisht fushës së studimit, ajo do të bëhej këngëtare.

“Tuna, ti ke studiuar në Universitetin New York University Selanik për gazetari. Pse zgjodhje këngën Tuna, ti mund të kishe qenë këngëtare fantastike?”, ka qenë pyetja drejtuar artistes nga Maqedonia.

“Unë vendosa që të bëhem vetëm këngëtare, atë ditë që mora diplomën, besoj që çdo prind ndonjëherë sforcon fëmijët jashtë dëshirës së tyre dhe ne e kemi si një lloj përgjegjësie që t’i bëjmë krenarë”, u shpreh Sejdiu.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë jam diplomuar në Komunikim Masiv në Selanik dhe ditën kur e mora diplomën, në mënyrë ceremoniale ja dorëzova babit tim, i cili shpresoj që më ndjek sonte dhe i thashë se kjo është për ty i dashur sepse unë dua të bëhem këngëtare. Këtë që do të doja ta jepja si këshillë për të gjithë fëmijët që gjithmonë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre”, theksoi tutje ajo.

Pavarësisht kësaj, ajo ka një zë të shkëlqyer dhe është njëra nga artistet më të suksesshme në estradë. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj për mandatin e ri: Besoj dhe shpresoj për performancë të mirë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret një performancë të mirë  të  qeverisjes  në këtë mandat. Ai tregon se  procesi i krijimit dhe funksionalizimit të strukturave...

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës. Kjo pas dallavereve të evidentuara në disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja...

Lajmet e Fundit