14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Tupeci i Prizrenit, cak i hajnave

Fshati Tupeci i Prizrenit është bërë cak i hajnave. Brenda dy jave, në këtë fshat, janë shënuar disa vjedhje.Fillimisht janë vjedhur disa bagëti, ndërsa nuk kanë shpëtuar as shtëpitë.

Kryetari i fshatit Tupec, Mehmet Çoçaj tha se vjedhjet e shpeshta kanë krijua pasiguri te banorët e këtij fshati.

“Banorët po i kalojnë netët në panik të hajnave”, tregon Çoçaj.

Ai tregon se Tupeci asnjëherë nuk ka pasur probleme me vjedhje.

“Kurrë nuk kemi pasur vjedhje “, shprehet ai.

Çoçaj tha se të gjitha rastet e vjedhjeve janë lajmëruar në polici, mirëpo deri më tash nuk është zbuluar apo arrestuar asnjë hajn.

“Policia është lajmëruar për të gjitha rastet, mirëpo jo që nuk janë zbuluar hajnat, por ata kanë shpeshtuar vjedhjet në fshat”, shprehet ai.

Çoçaj kërkon nga policia që të marrin masa në sigurinë e banorëve .

“Kam shkuar në polici dhe kam kërkuar shpeshtim të patrullimeve”, tregon ai.

“Shpresoj se policia do ta marrë seriozisht kërkesën tonë”.

Çoçaj tha se nëse policia nuk do të marrë masa në kapjen e hajnave, banorët do të ulen dhe shqyrtojnë mundësinë për t’iu përgjigjur hajnave.

“Tash jemi shtet. Policia e ka për obligim të na ofrojë siguri, por nëse nuk vepron policia atëherë ne do të shikojmë mundësinë për organizim”.

Policia e Kosovës, ndërkaq nuk ka raportuar asnjë rast të vjedhjeve në Tupec.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha i kontaktuar nga “PrizrenPress”, tha se ende nuk ka rezultate konkrete  për vjedhjet e shënuar në këtë fshat.

“Ende nuk ka diçka konkrete dhe posa të kemi ndonjë rezultat do t’ ju informojmë juve dhe opinionin përmes një komunikate”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit