21.4 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Turqia është e pakënaqur me komentet e sauditëve për Khashoggin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Ankaraja nuk është e kënaqur me deklaratat e Prokurorit Publik të Arabisë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duke shtuar se gazetari është shënjestruar paraprakisht për ta vrarë.

Khashoggi, që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar kolumne për Washington Post është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, duke shkaktuar zemërim global kundër Mbretërisë Saudite dhe liderit de fakto të saj, Princit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Riadi ka nisur një varg deklaratash kundërthënëse lidhur me vrasjen e tij, para se të deklaronte se Khashoggi është vrarë pasi kanë dështuar “negociatat” për ta bindur atë që të kthehet në Mbretëri.

Zyra e Prokurorit Publik ka thënë të enjten se ai është vrarë pasi i është dhënë një injeksion vdekjeprurës dhe trupi i tij më pas është shpërbërë edhe është larguar nga ndërtesa.

Ai po ashtu ka kërkuar dënim me vdekje për pesë nga 11 të dyshuarit e akuzuar për vrasjen e Khashoggit.

“Nuk jam i kënaqur me komentet. Ata kanë thënë se ky person është vrarë sepse ka rezistuar derisa kjo vrasje ka qenë e paramenduar”, ka thënë Cavusoglu para gazetarëve.

“Sërish, ata thonë se trupi i tij është copëtuar mirëpo kjo nuk ndodhë rastësisht. Pajisjet e nevojshme dhe njerëzit janë angazhuar paraprakisht për këtë gjë”.

Presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vrasja e gazetarit është urdhëruar në “nivelet më të larta” të Qeverisë Saudite.

Përveç tjerash, Cavusoglu ka përsëritur thirrjet e Riadit për të treguar lokacionin e trupit të Khashoggit.

“Ku është trupi i Kashoggit të vrarë? Ku është dërguar, ku është djegur?, ka thënë Cavusoglu.

Megjithatë ai nuk ka treguar nëse Turqia ka të dhëna që trupi i Khashoggit është djegur.

Autoritetet turke kanë kërkuar hetime pas raportimeve se ka mundësi që trupi i gazetarit është tretur në acid.

Cavusoglu po ashtu ka përsëritur thirrjet që të dyshuarit rreth këtij rasti duhet të gjykohen në Turqi dhe jo Arabinë Saudite.

Më Shumë

Zgjedhjet 2025: 191,752 qytetarë të Prizrenit me të drejtë vote më 12 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje...

Kosovarët s’i kanë faj Edi Ramës për dështimin

Nuk kanë faj turistët nga Kosova apo shqiptarët e Maqedonisë e diasporës për ndotjen e bregdetit shqiptar, siç i akuzon kryeministri i Shqipërisë. Shteti...

Lajmet e Fundit