Tyrbja e “Babës Subashë” në Gjonaj, vendi që realizon lutjet për martesë

Fshati Gjonaj, që gjendet në rajonin e Hasit, afërsisht 100 km nga Prishtina, përveç bukurive të shumta natyrore, karakteristikë të veçantë ka edhe tyrbet e sektit bektashian.

Njëra nga tyrbet, e cila frekuentohet jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe më gjerë, është ajo e ‘Babës Subashë’, e cila pret me mijëra vizitor gjatë vitit.

 

Shumë nga këta vizitorë shkojnë për t’u lutur për problemet e tyre, por ka edhe nga ata që luten për zgjidhjen e fatit, si nga gjinia mashkullore dhe ajo femërore, shkruan “Kosovarja”.

Duke lënë “nezra” apo dhurata në këto vende të “shenjta”, njerëzit pretendojnë se fuqia e kësaj tyrbe, apo edhe tyrbeve të tjera që gjendet në fshatin Gjonaj, do iu ndihmoj në zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e ëndrrave të tyre.

Ndryshe, fshati Gjonjaj ofron shumë për tu parë, jo vetëm në aspektin religjioz.

nga LUAN DERVISHAJ

 

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit