3.8 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Tzvetan Todorov: Demokraci do të thotë rezistencë

z_2217Në vitin 2003, Tzvetan Todorov bëri një inventar të vlerave, një listë të qëllimeve të mirë që Europa ka provuar t’i eksportojë në botë, me të njëjtën vendosmëri me të cilën ka eksportuar automobilë apo teknologji të shpejtësisë së lartë. Jo se shpiku ndonjë gjë, gjithcka ishte e shkruar tashmë në kartat tona të të drejtave, në kushtetutat tona: liria e individit, racionaliteti, laiciteti, drejtësia

Gjëra të qarta. Megjithatë, sot Todorovi sheh që këto vlera sa vjen e largohen, tamam si ajo pika në horizont e cila duket e arritshme, por që krejt papritur vetëdijësohesh se është ende shumë larg. “Kur themi vlerë, nuk do të thotë që të gjithë e respektojnë, është më shumë një ideal se sa një realitet, një horizont drejt të cilit jemi duke shkuar”, thotë ai. “Megjithatë, në këtë moment këto vlera janë të rrezikuara”.

Filozofi bullgar me nënshtetësi franceze, fitues i cmimit “Princi i Asturie për SHkencat Sociale” në vitin 2008, si dhe një prej zërave më me ndikim në kontinent, flet për një pikë kthese, një kurbë ku gjithcka është venitur, jo në krizën që plasi në vitin 2008, por në rënien e Murit të Berlinit dhe prishjen, duke nisur nga ai moment, e ekuilibrit mes dy forcave që duhet të jetojnë në një demokraci: individit dhe komunitetit.

A vlen ende inventari juaj i vlerave? Liria e individit, për shembull?
Demokracia jonë liberale ka lejuar që ekonomia të mos varet nga asnjë pushtet, që ajo të udhëhiqet vetëm prej ligjeve të tregut, pa asnjë kufizim të veprimeve të individëve dhe për këtë arsye komuniteti vuan. Ekonomia është bërë e pavarur dhe rebele ndaj cfarëdolloj pushteti politik, dhe liria që fitojnë ata që janë më të pushtetshëm është në të njëjtën kohë mungesë lirie e më pak të pushtetshmëve. E mira e përbashkët as nuk mbrohet dhe as nuk ruhet më, as nuk pretendohet qoftë edhe niveli minimal i nevojshëm për komunitetin. Dhe dhelpra që bredh e lirë përreth kotecit, i privon pulat nga liria.

Pra, sot individi është më i dobët? Atëherë, cfarë lirie i mbetet?
Paradoksalisht është më i dobët, po, sepse më të pushtetshmit kanë më shumë, por janë një grup i vogël, ndërkohë që popullsia varfërohet dhe pabarazia rritet në mënyrë shqetësuese. Dhe individët e varfër nuk janë të lirë. Kur nuk gjen mënyrën për të kuruar sëmundjen, kur nuk mund të jetosh në shtëpinë që kishe, sepse nuk mundesh ta paguash, nuk je më i lirë. Nuk mund ta ushtrosh lirinë nëse nuk ke pushtet, dhe atëherë kjo shndërrohet në thjeshtë një fjalë mbi letër.

E megjithatë, barazia është një vlerë themelore e demokracive tona. A kemi nevojë për një kontratë të re sociale?
Nëse nuk mund të respektohet, një kontratë sociale nuk është ndonjë gjë kushedi cfarë. Ideja e barazisë është ende e pranishme në themelin e ligjeve tanë, por jo gjithmonë respektohet. Vota jote vlen sa edhe e imja, por objektivi i demokracisë nuk është sheshimi, më shumë është ofrimi i të njëjtës pikënisje për të gjithë, si të barabartë para ligjit, sepse paratë nuk e blejnë ligjin. Por ky parim nuk respektohet. Shihni se cfarë sapo kanë miratuar ligjvënësit në SHBA: kanë shumëzuar me dhjetë paratë që mund të shpenzohen në një fushatë elektorale. Kush nuk ka para, nuk mund të gëzojë lirinë shtesë të shpenzimit që u rezervohet vetëm atyre që i kanë. Eshtë pikërisht ky rrezik i një lirie të tepruar për pak njerëz, që pengon barazinë për të gjithë.

Kur të drejtat shndërrohen në një realitet formal, cfarë mbetet?
Na mbetet mundësia për të protestuar, për t’iu drejtuar drejtësisë. Nuk ka nevojë të ndryshohen parimet, sepse janë shkruajtur tashmë, por kemi parë se ka shumë mënyra për t’i shmangur dhe është e nevojshme që pushteti politik të mos kapitullojë përpara fuqisë së atyre individëve që e shkelin kontratën sociale në favor të tyre. Ideja e rezistencës më duket themelore në jetën demokratike. Duhet të jemi vigjilentë, shtypi duhet të marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në denoncimin e shkeljeve të partive, duhet që njerëzit të ndërhyjnë, por e di që kjo kërkon të jemi mjaftueshëm vigjilentë, kurajozë dhe aktivë.

Ju flisni për njerëzit, por pushteti a nuk duhet të ndryshojë? Cfarë mund të presim nga pushtete që janë shumë lokalë, përballë një realiteti të globalizuar?
Duhet të forcojmë instancat europiane, sepse ekonomia është e globalizuar. Bashkimi Europian është tregu më i madh i botës, me 500 milionë qytetarë aktivë dhe konsumatorë me një traditë të madhe në ekuilibrin mes mbrojtjes së të mirës së përbashkët dhe lirisë së individit. Nëse bëjmë të jetojë kjo traditë europiane, nëse lejojmë të kemi organe më efikasë dhe aktivë në BE, mundemi t’i kundërvihemi evazionit fiskal, parajsave fiskale etj.

A keni besim në lidershipin e tij? Tek udhëheqës në gjendje të ofrojnë pandëshkueshmëri fiskale për të tërhequr evazorët në territorin e tyre, sic ka bërë Junckeri në Luksemburg?
Nëse nuk u besojmë, ata duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Parlamenti, ashtu si i ka zgjedhur, duhet të jetë në gjendje që t’i zëvendësojë.

Në vitin 2008 i keni quajtur vendet perëndimorë si “vende të frikës”, krahasuar me vendet e oreksit, të pakënaqësisë apo pavendosmërisë. A nuk jemi viktima të gjithë kësaj?
Shkatërrimet që ka sjellë frika kanë qenë të mëdhenj, sic e kemi parë në raportin e Senatit të SHBA mbi torturat e CIA-s, apo në rastin Snouden, që zbuloi se Amerika kontrollonte telefonin e Angela Merkelit, sikur kjo të ishte një rrezik. Ideja që mund të ligjërohet tortura është një tronditje për ata që besojnë në vlerën e demokracisë dhe europianët e kanë pranuar pa zhurmë. Zbulimet e Snoudenit janë shumë shqetësues për parimin që fshihet prapa tyre, parimin e një shteti totalirat që mbledh të gjithë informacionet e mundshëm mbi qytetarët e vet, sic bënin KGB apo Stasi në vendet totalitarë si BRSS apo Gjermania Lindore. Atëherë përdorej një sistem spiunësh anonimë, që sot është arkaik, për arsye se teknologjia e bën më të lehtë mbledhjen e informacioneve.

Cila do të jetë Europa pas krizës?
Nuk e di nëse kriza do të marrë fund, dimë që ekonomitë nuk u binden shtytjeve racionale, ka prej pasionit apo marrëzisë, shtytje që sfidojnë të gjithë prognozat. Ndoshta do të zhduket në 2015-ën, ose ndoshta kurrë. Ndoshta do të jemi brenda edhe për dhjetë vite./El Pais/

Më Shumë

Prishtina-Ballkani, derbi i javës në “Fadil Vokrri” – vëmendja edhe në Suharekë

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të jetë ndeshja kryesore e kësaj të diele në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Sfida do...

Ikja nga vetmia

Enver Sulaj Ti s'e ndien fluturimin e kohës së rëndomtë Që për mua është ikje e pakthyeshme Si plumbi drejt zemrës së trishtuar. Në asnjë pikturë nuk gjenden...

Lajmet e Fundit