0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ukë Rugova dhe të tjerët dyshohen për shitblerje vizash

uk rugova(E plotësuar) Njoftimet për arrestimin e deputeti Ukë Rugova, djalit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, dhe një grupi me të cilët dyshohet se ka bërë shitblerje vizash, tashmë janë konfirmuar edhe nga burime brenda EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Mirëpo, ende nuk është saktësuar numri i të arrestuarëve në këtë rast. Më herët, burime të ndryshme i kanë thënë “Koha.netit” edhe për shtatë të tjerë të arrestuar, pos Rugovës. Ndërkohë, raportohet për 5 sish.

Bajram Tmava, avokat i Rugovës, ka konfirmuar për KTV-në arrestimin e klientit të tij dhe masën e arrestit prej 48 orësh. Arrestimin e ka konfirmuar edhe EULEX-i. “Ukë Rugova është një nga të arrestuarit”, thuhet në një njoftim për media, ku shtohet se operacioni i bastisjes dhe arrestimeve po bëhet ndaj një grupi kriminali.

“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisjeje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish, të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit”, thuhet në komunikatë, në të cilën nuk përmenden emra e as hollësi të tjera.

Por, avokati i deputetit Ukë Rugova ka përmendur se klienti i tij po dyshohet edhe për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës thonë se bëhet fjalë për shitblerje vizash.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florent Petani dhe Izet Beqiri nga Mitrovica.

Përveç Ukë Rugovës, edhe 7 të arrestuar

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Euleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar.

Policia e Kosovës, e cila thotë se tani s’ka qasje fare në këtë aksion, po ashtu thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani. I arrestuari tjetër është Izet Beqiri, nga Mitrovica, një shok i Ukës.

Izet Beqiri pati përballuar shpenzimet e vizitës së Ibrahim Rugovës në Itali në vitin 1999

I arrestuari, Florian Petani, është zyrtar kryesor për viza në Ambasadën italiane në Prishtinë. Është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë.(Express).

Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar

EULEX-i ka konfirmuar se në orët e mëngjesit ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, transmeton Telegrafi.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për djalin e ish presidentit Rugova, Ukë Rugova.

Sipas EULEX-it ka edhe të dyshuar tjerë lidhur me këtë rast.

Mediat raportojnë se për arrestimin e Ukë Rugovës, ndonëse ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit. “Kërkojmë nga secili...

Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale...

Lajmet e Fundit