6.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Ukë Rugova nga Burgu i Lipjanit “votoj” për Ligjin për Veteranët!

uk rugovaLigji për Veteranët e Luftës është votuar sot edhe nga deputeti Ukë Rugova, i cili, siç dihet ndodhet në paraburgim në Lipjan.

Në fakt, vota e tij është falsifikuar, gjegjësisht, në vend të tij ka votuar ndonjëri prej kolegëve në Kuvendin e Kosovës.Me ta vërejtur këtë çështje, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka konstatuar se deputeti Rugova ka votuar për ligjin në fjalë.

Vota e tij nuk ishte as për as kundër, por abstenim, por si e tillë është numëruar si pjesëmarrje në votim.

“Prekni butonat ta këqyrim. Elektronika s’ka gabon. Unë e dhashë sqarimin për media dhe nuk dua ta zgjasë më shumë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se deri të hënën do të sqarohet në tërësi votimi i Ukë Rugovës.

Personi i parë që e ka vërejtur këtë gjë është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili, pak kohë pas votimit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar “opinionin e gjerë” se vota e të birit të ish-presidentit Ibrahim Rugova është keqpërdorë.

Ukë Rugova dyshohet se është përfshirë në keqpërdorime dhe korrupsion për lëshimin e vizave në Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Kohë më parë ai është arrestuar nga Policia e EULEX-it dhe më pas është paraburgosur.

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Lajmet e Fundit