13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

United ndryshon mendim, gati kontrata historike për Pogba-n

Manchester United ka ndryshuar mendim për Paul Pogba-n. “Djajt e Kuq” nuk dëshirojnë ta lënë të lirë në fund të sezonit yllin francez dhe i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

28-vjeçari që për shkak dëmitmi e ka humbur sezonin, ka hyrë në gjashtë muajit e fundit të kontratës në “Old Trafford”. Mirëpo, fillimisht u tha se United nuk do i ofronte rinovimin, ndërsa tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Padiskutim francezi është ndër mesfushorët më të mirë në botë momentalisht. Cilësitë e tij nuk vihen në dyshim. Ndaj dhe Ralf Rangnick-u duket se ka bindur bordin e United që t’i ofrojnë kontratën e re Pogba-s.

Kampioni i Botës në 2018 me Francën ka një sërë ofertash serioze nga klubet e mëdhenj evropian si Real Madrid-i, Juventus-i dhe PSG-ja.

“The Sun” ka zbuluar se United po përgatit një kontratë rekord për lojtarin që në vitin 2016 pagoi 105 milionë euro te Juventus-i për ta marrë në Angli.

Me kontratën e re, Pogba nëse e nënshkruan do të përfitojë rreth 400 mije paund në javë. Kjo do të thotë se ai mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Premier League-s.

Pogba është paraqitur në 219 takime me fanellën e United. AI ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 51 asiste.

Nëse Pogba nuk pranon kontratën e re, atëherë United i ka të qarta synimet në merkato. Emri i parë është Declan Rice i West Ham-it. Alternativa është Ruben Neves-i i Wolverhampton-it.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Suhareka konsulton qytetarët për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës. Sipas njoftimit,...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit