18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Urimi i Partisë Konservatore për Fitër Bajram

Partia Konservatore e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët për Fitër Bajram.

“Pas një muaji të kaluar në vetëpërmbajtje, përkushtim të plotë dhe dashuri ndaj Krijuesit dhe njeriut, besimtarët Islamë i gëzohen festës së Fitër Bajramit ,e cila simbolizon përkushtimin e njeriut për mbizotërimin e të mirës ndaj të keqes”, thuhet në urimin e PK-së.

“Uroj të të ketë festë në familjet tona, duke mos harruar të jemi pranë njeri tjetrit dhe më solidarë me fqinjët,miqët dhe të gjithë ata që kanë nevojë të jemi pranë tyre, vlera këto emblematike të kësaj feste.Edhe në këtë Festë i kujtojmë me pietet sakrificën më sublime të dëshmorëve tonë duke u lutur për shpirtat e tyre tek Zoti i Madhërishëm!”

“Partia Konservatore e Kosovës uron që ,si në vendin tonë ashtu edhe ne gjithe botën, të mbizotroj paqja, dashuria,toleranca dhe bashkëjetesa mes njerëzve dhe popujve dhe te ketë sa më pakë urrejtje dhe dhunë!”

“Partia Konservatore e Kosovës përzemërsisht uron Fitër Bajramin te gjithë qytatarët e vendit tonë!Gëzuar dhe për shumë mot!“ përfundon urimi i PK-së nënshkruar nga kryetari Munir Basha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën "Proton Cable" në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi...

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Lajmet e Fundit