6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja

Kampioni i botës në boksin profesionist, Olseksandr Usyk e ka lënë prapa krahëve pasionin dhe profesionin e tij. Ukrainasi është rikthyer në atdhe për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase për ta ruajtur vendin e tij pas sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse.

“Është detyrë e imja”, ka thënë 35 vjeçari në një intervistë për “Don Riddell”. Usyk thotë se boksi e ka përgatitur atë për skenarë të tmerrshëm si ky.

Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.

Fama e Usyk u rrit vitin e kaluar kur e rrahu kampionin e deriatëhershëm të botës, Anthony Joshua.Krahas tij, në luftë kundër rusëve po marrin pjesë edhe ish-kampionët e botës në boks, vëllezërit Klitschko.

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit