11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Vajza e Maradonës sulmon avokatin, ja arsyeja

Në Argjentinë vazhdojnë sulmet e vajzave të Diego Armando Maradona ndaj avokatit të “Pibe de Oros”, Matias Morla. Këtë herë ishte “radha” e Gianinnas, e cila në Twitter shkroi me ironi për ish-përfaqësuesi ligjor të D10S:

“Ndërsa na detyrojnë të paguajmë borxhet që i ke lënë babait tim, ti ke privilegjin të jetosh dhe të udhëtosh. Ua, sa me fat je! Mos harro kurrë se gjithçka të kthehet”.

Gianinna e akuzon Morlan se ka zbrazur arkat e të ndierit Diego.

“Ishe punësuar të bëje një gjë, të kujdeseshe për trashëgiminë e tij. Në vend të kësaj, u kujdesët vetëm për trashëgiminë tënde. Zbrazët llogaritë e tij dhe nuk paguat asgjë për tre muaj para atij 25 nëntori të mallkuar.

Keni menduar se gjërat do të jenë në rregull për ju, por më besoni, nuk është kështu. Koha do ta nxjerrë në shesh të vërtetën.”

Disa muaj më parë nxiti shumë diskutime intervista që vetë Morla kishte dhënë në Argjentinë:

“Nëse Maradona do të ringjallej, nuk do të lejonte këto sulme ndaj personit tim. Para se të vdiste, tha se hajdutët ishin vajzat e tij. Vajzat nuk kanë mundur të më shohin që kur u premë kartat e kreditit në vitin 2014. Ato u zemëruan, sepse po e vidhnin babanë e tyre”.

Më Shumë

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Lajmet e Fundit