34.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Valencia do të largohet nga United

Mbrojtësi nga Ekuadori është në kërkim të një skuadre të re.

Shumë futbollistë të Manchester United janë në vitin e tyre të fundit të kontratës me klubin dhe një prej tyre është edhe kapiteni Antonio Valencia.

Tashmë e ardhmja e 33-vjeçarit është e qartë, larg Old Trafford, duke parë se nuk i është ofruar rinovimi i kontratës, por edhe për faktin se nuk luan rregullisht në formacionin bazë.

Edhe nëse bëhet ndonjë ndryshim trajnerësh në ekip nuk do të ndryshonte situatën rreth Valencias për shkak të moshës, çka e ka shtyrë lojtarin të nisë kërkimet për një ekip tjetër.

Që më një janar të 2019, Valencia është i lirë të zgjedhë ekipin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Ekuadorit ka oferta nga klubet angleze dhe ato spanjolle.

Më Shumë

Policia godet rrjetin e drogës në Prizren, arreston tre persona dhe sekuestron mbi 4 kg kokainë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren dhe ka sekuestruar substanca narkotike. Në njoiftim thuhet se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin...

Zhduket një person në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë

Një femër kosovare ka raportuar në polici se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti...

Lajmet e Fundit