11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rëfim i rrallë, Anton Quni tregon se si u takua për herë të parë me kolonelin Ahmet Krasniqi

Ish-koloneli dhe njëherit deputeti i LDK-së, Anton Quni i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova tregoi se gjatë viteve ’96 dhe ’97 kur  në Kosovë kishin filluar të flisnin për angazhimet dhe veprimet ushtarake, ai ishte në Kroaci, ku më pas shkoi në Zvicër te shokët, të cilët i mendonte si mbështetje nëse do të vendoste të angazhohej në ndonjë formacion ushtarak.

Gjatë kësaj kohe, Quni  në kuadër të Këshillit Koordinues të Oficerëve në Diasporë kishte takime të ndryshme, nga ku informohej mjaftueshëm rreth realitetit në Kosovë. Në këtë situatë fillestare, Quni kujton momentin kur ishte takuar për herë të parë me kolonelin Ahmet Krasniqi.

“Më kujtohet takimi i parë me të ndjerin, kolonelin Ahmet Krasniqi kur u paraqit para oficerëve që jetonin dhe vepronin në Zvicër, me autorizimet nga kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi që, që nga ai moment është Ministër i Mbrojtjes. Me vetë këtë akt kemi menduar se të gjitha këto formacionet që ishin në zhvillim e sipër dhe që vepronin në Kosovëdo t’i shohin si një zgjedhje të mire dhe të gjitha do të krijojnë një unitet, një zinxhirë komandues, një hierarki, një disiplinë bazuar në kodin ushtarak, me rregullat ushtarake, me ligjet ndërkombëtare, etj, dhe në mënyrë institucionale do t’i përgjigjemi të gjitha sfidave të kohës”, tha ai.

Quni tha se në këtë drejtim kishte lëvizje pozitive, por u shpreh se nuk mund të thotë që e kishin arritur përsosmërinë, sepse sipas tij nga lufta përsëri dolën të polarizuar edhe brenda faktorit ushtarak, por edhe si formacione politike e ushtarake.

“Unë kam qenë nën urdhërat e drejtëpërdrejta të kolonelit, Ahmet Krasniqi. Me urdhërin e tij jam autorizuar të krijoj një Njësi Diversanto-Vëzhguese të nivelit deri në Bataljon, e cila filimisht do të vepronte në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë për mbledhjen e të gjitha informatave, kapaciteteve ushtarake serbe në këtë brezë”, tregoi ai.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=xyl7qsA9e3g&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=oj1ChdcpvoI&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Më Shumë

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Lajmet e Fundit