4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Varroset ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi

Ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi u varros sot në varrezat e Prizrenit.

Ceremonia e varrimit është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në emër të Këshillit organizativ ka folur Hajrim Çengaj.

“Esat Krasniqi, një jetë të tërë ia kushtoi aspiratave të shqiptarëve të Kosovës duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e saj”, tha ai.

Sekretari i degës së OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha ndërkaq se është vështirë të ndahesh nga komandant, Esat Krasniqi.

“Ai pas vetes ka lënë vepra madhore në shërbim të atdheut”.

Ish- komandant i brigadës 138 ” Agim Ramadani”, Rrustem Berisha tha se Esati radhitet në mesin e kolosëve të kombit tonë.

I pranishëm në këtë ceremoni varrimi ishte edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha se “sot po ndahemi nga një personalitet i shquar kombëtar i cili nuk ndaloi angazhimin e tij qytetar në shërbim të popullit në Kosovën e lirë”.
Në emër të familjes, pjesëmarrësit i ka falënderuar i biri i komandant, Esat Krasniqi, Endriti.

Ndryshe, Esat Krasniqi, ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Prishtinës./TV Prizreni/

Më Shumë

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Lajmet e Fundit