16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit “Mirusha” në Malishevë

Punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në qytetin e Malishevës, apo rregullimi shëtitores dhe shtegut për biçikleta, janë duke vazhduar sipas planifikimit dhe brenda këtij viti, pritet edhe rregullimi i tërësishëm i kësaj hapësire, e cila do të ketë rol të shumëfishtë dhe jo vetëm pamje të bukur.

Punimet në rregullimin e kësaj hapësire, të mërkurën i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar nga punëkryesi me punimet e deritanishme.

“Ndërtimi apo rregullimi i kësaj hapësire, përveç që do të ketë një pamje të bukur, do të ketë edhe rol të shumëfishtë, e mbi të gjitha, me rregullimin e shtratit dhe hapësirës përreth, do të zvogëlohet edhe mundësia e vërshimeve, pasi kjo do ta pengoj daljen nga shtrati të lumit, në këtë pjesë”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit