12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Vdekja e shtetasit të huaj në Vërmicë, policia thotë se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Vërmicë të Prizrenit.

Viktima është gjetur afër xhamisë së këtij fshati, dhe i njëjti kishte pasur lëndime trupore nga arma e zjarrit.

“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Aksioni i krasitjes vazhdon në Prizren, ndërhyrje në rrugën “Adem Jashari”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e rregullt të krasitjes së pemëve në qytet,...

Lajmet e Fundit