Për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe masave mbrojtëse, Inspektorati i Punës ka shqiptuar mbi 1,700 gjoba. Me dhjetëra punëtorë, vit pas viti, humbin jetën në vendet e tyre të punës në Kosovë. Në vitin 2025 u evidentuan 19 raste me fatalitet, 11 prej të cilave në sektorin e ndërtimtarisë.

Përkundër përpjekjeve për përmirësimin e kushteve, sektori i ndërtimtarisë dhe fusha të tjera të industrisë vazhdojnë të jenë ndër më të rrezikshmet për sigurinë dhe jetën e punëtorëve. Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Vesel Zhinipotoku, tha për RTK-në se gjatë inspektimeve është konstatuar mungesë e masave të sigurisë dhe e obligimeve të tjera në vendpunishte ndërtimore. Subjektet që nuk kanë zbatuar ligjin janë gjobitur.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Inspektorati Qendror i Punës, bazuar në planin e punës, realizon në vazhdimësi inspektime duke u mbështetur në vlerësimin e rrezikshmërisë, me prioritet sektorin e ndërtimtarisë si sektor me rrezikshmëri të lartë. Gjatë vitit 2025 janë shqiptuar 1,747 masa ndëshkimore ndaj subjekteve që kanë shkelur dispozitat e legjislacionit që mbikëqyret nga IQP.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe atyre të sektorit privat, për tetë vjet mbi 160 persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Nga kjo sindikatë shprehen shqetësime për kushtet në të cilat punojnë shumë punëtorë. Për shkak të natyrës së punës, të rrezikuar mbeten edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ndërkohë, pronarë të kompanive ndërtuese kanë deklaruar se kushtet e punës janë përmirësuar, bashkë me to edhe pagat.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren