6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Vdes ish-kryetari i KF “Liria” të Prizrenit

 

Ka ndërruar jetë ish- kryetari i KF “Liria” të Prizrenit, Agim Bytyçi.

Ai ishte edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Njoftimi i plotë i KF “Liria” në Prizren

Sot në Prizren, në orët e para të pasdites, në moshën 76-të vjeçare, ka ndërruar jetë Agim Bytyqi.

I ndjeri ka qenë ndër vite, kryetar shumë vjeçar i KF Liria.
Ishte kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas pavarësimit të tij nga korriku i vitit 1991.

Ai, i priu armatës së madhe të futbollit në atë kohë tepër sfiduese.

Me punën, përkushtimin dhe vendosmërinë prej patrioti të madh, do të mbetet si një nga figurat më të ndritura në historinë e re të Kosovës.

Roli i tij në futbollin e Kosovës, mbetet i pakrahasueshëm me asnjë tjetër.

Krenar që e pati Liria, Prizreni dhe Kosova një vigan të tillë.

Me këtë rast, KF Liria shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë e shumtë të të ndjerit, FFK- n, komunitetin sportiv prizrenas dhe ate kosovar.

Ta kujtojmë me respektë figurën dhe veprimtarinë e të ndjerit, Agim Bytyqi !

Me dhimbje dhe respekt, të pa fund.
KF Liria

Më Shumë

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit