15.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Vdes ish-kryetari i Rahovecit

Ka vdekur ish kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka thënë se është i tronditur për vdekjen e Qeskës, duke e kujtuar atë si njëri të mirë e qytetar të angazhuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska.”

Latifi ka shkruar në Facebook se Qeska ka dhënë kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec.

“Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore.”

Latifi thotë se sot Rahoveci humbi një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet.

“Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!”.

Më Shumë

Temperaturat deri në 29 gradë sot në Kosovë

Në Kosovë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të...

Kurti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nyja që bashkoi çështjet kyçe të historisë sonë moderne

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar...

Lajmet e Fundit