Vdes këngëtari i “Wild One”, Bobby Rydell

Bobby Rydell, i njohur për këngët si “Wild One” dhe rolin e tij si Hugo Peabody në filmin e vitit 1963 “Bye Bye Birdie”, ka vdekur më 5 prill në Abington në moshën 79 vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e tij.

Rydell vdiq nga komplikimet e pneumonisë, të cilat nuk kishin lidhje me Covid-19, thuhet në deklaratë.

I lindur si Robert Ridarelli, Rydell kishte këngën e tij të parë në ‘Billboard 100’ në vitin 1959 dhe vazhdoi të kishte një karrierë që përfshinte hite të shumta, me më shumë se 25 milionë shitje të albumeve.

Sipas deklaratës, Rydell ka lënë pas gruan e tij, Linda J. Hoffman, djalin Robert Ridarelli, vajzën Jennifer Dulin dhe pesë nipërit e tij. / KultPlus.com

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit