Vdes Murat Jashari, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit

Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin avokatja Fehmije Gashi Bytyqi.

“Murati ka ndërruar jetë rreth orës 19:00. I kam paralajmëruar në gjykatë se klienti im nuk do ta përballojë këtë situatë”, ka thënë Fehmije Gashi Bytyqi për Telegrafin.

Fehmije Gashi Bytyqi edhe përmes një shënimi në Facebook ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit